Xhubleta në UNESCO, Shkurtaj: Daton 4000 vjet më parë...

Xhubleta në UNESCO, Shkurtaj: Daton 4000 vjet më parë...

Lajmi i mirë i bërë publik të martën se 
xhubleta, si veshje tradicionale shqiptare, është marrë nën mbrojtje nga UNESCO, u trajtua në emisionin “Aktuale” në Radio Tirana 2.
 
Përmes një lidhjeje telefonike, Rita Kalaj Shkurtaj - Drejtuese e Shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, tha se ky është një moment shumë i rëndësishem për trashëgiminë, ndërsa shtoi se xhubletat e veriut ndahen në tre lloje: Xhubleta e Malësisë së Madhe, Xhubleta e Dukagjinit dhe ajo e Pukës.
 
Ajo është një veshje e cila daton rreth 4000 mijë vjet më parë, teksa sot tha Shkurtaj, nuk ka më materiale për thurjen e pjesës kryesore (fundi me pala) prandaj duhet t’i ruajmë me fanatizëm ato që kemi.
 
Studiuesja Shkurtaj ka ndarë edhe disa kuriozitete duke thënë se pavarësisht materialit të leshtë, xhubleta ruan një temperaturë konstante tek gratë që e veshin, duke e bërë lehtësisht të mbajtshme edhe në stinën e verës.

Radio