PJATËN TIME TË PREFERUAR 27/04/2021
Djathi është një ushqim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve, pasi ai përmban një sasi të konsiderueshme kalciumi, mineral shumë i rëndësishëm për kockat dhe dhëmbët e fëmijës. Ai është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinik, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh. Sigurisht që djathi i bardhë është i pasur me kalcium, i cili është një komponent shumë i rëndësishëm për kockat dhe muskujt tanë. Gjithashtu është i pasur me vitaminë A dhe magnez. Djathi me feta përmban një sërë aminoacidesh të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit nga metabolizmi. Gjithashtu vitaminat që ky djathë përmban ndihmojnë në rritjen e imunitetit kryesisht tek fëmijët.
Në rubrikën e sotme do të mësojmë sesa e pëlqejnë miqtë tuaj të radios djathin, si dhe çfarë dinë ata rreth këtij produkti.