TË RINJTË DHE MËSIMI FALAS NË RRJETET SOCIALE

TË RINJTË DHE MËSIMI FALAS NË RRJETET SOCIALE

Asnjëherë mos rresht së mësuari! Të ndash dijen që ke fituar me të tjerët nuk të varfëron por të pasuron! "Mëso Falas" është një platformë online e cila tenton të përmbush këto objektiva. Sot në emisionin "Mirëmgjes shqipëri" ishin të ftuar dy ideatorët e kësaj platforme:

- Olsi Xhaferaj

- Belma Ajazi

"Ideja jonë lindi në karantinë për arsye të mungesës së mesimit digjital dhe menduam që fillimisht të fillonim në youtube por më pas  investuam kursimet dhe vazhduam me hapjen e një studioje. Vizioni ishte të mësohej nga ekrani pa patur nevojë të dinin një gjuhë të huaj ndaj kush ka deshirë të kontribuojë i ftojmë që dhe ata të japin njohuritë e tyre por dhe komuniteti të mesojë nga ta."

Gjithashtu në përfundim të intervistës ideatorët u ndalën të japin dhe një mesazh për dëgjuesin: "Një ore ose dy pas pune bëjnë një diferencë shumë të madhe për të ardhmen. Të mos mbështetemi vetëm te diploma e fakultetit, por të kemi çdo ditë objektiva të vogla që na çojnë drejt objektivave më të mëdha."

Radio