Siguria rrugore

Siguria rrugore

Në fokus të "Unë dhe e drejta ligjore" nga Blerina Hamzollari, -Puna për sigurinë rrugore, koordinimi, ndërgjegjësimi, masat policore, sistemet, risitë teknologjike, ndryshimet shtrënguese në akte dhe përmirësimet e sektorit të Leje Drejtimit. 
Shifrat flasin për problematikën e trafikut në zonat urbane, ku kemi 55% të aksidenteve rrugore në Shqipëri, 15% më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.
Nga analiza mbi sigurinë rrugore merr fokus edhe puna që duhet bërë në vazhdimësi për edukimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, të cilët ndërveprojnë në zonat urbane.  Së fundmi rëndësi ka fokusi tek rritja e standardeve të procesit të testimit për Leje Drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit, që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi. Këto ishin disa nga ndalesat në bisedë me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR Blendi Gonxhja dhe ekspertin ligjor Av.Kondi Ilia.

Radio