PJATËN TIME TË PREFERUAR 11/06/2021
Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.
Vështirë t’u rezistosh, sepse janë të ngrohta, me pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë. Por edhe pa i shoqëruar fare, me asgjë, shija e tyre e plotë të përfshin tërësisht.
Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale për fëmijët dhe të rriturit në çdo periudhë të vitit!
Çfarë mendojnë fëmijët për to dhe si duan ti konsumojnë do ta mësojmë në rubrikën e drekës në orën 13:00!