Nora Fejza, çfarë e nervozon për ditëlindje moderatoren nga Kosova?
Moderatorja dhe modelja Nora Fejza sot feston ditëlindjen. Gjatë emisionit "Në radio", Andri Xhahu rezervoi një surprizë për shoqëruesen e parë të "Miss Kosovës 2006". Mes të tjerave, Fejza zbuloi se familja ishte e para që e uroi për ditëlindjen. "Pandemia shkatërroi gjithçka. Mbrëmë po mendoja që kjo do të jetë ditëlindja më e çuditshme që kam për të përjetuar ndonjëherë." Ajo që nuk pëlqen është se njerëzit kujtohen vetëm për ditëlindje. "Të telefonojnë për të uruar, po pse nuk tregohen të kujdesshëm çdo ditë? Kjo gjë më bën nervoze." E pyetur se si i ka marrëdhëniet me dhuratat, Nora shprehet: "Kush nuk i ka qejf dhuratat? Gëzohem si fëmijë. Më shumë pëlqej lulet." Me humor thotë se pavarësisht viteve që ikin, ajo mbetet e re.