Neurokirurgu Kita Sallabanda: Nëna ime ishte e para që hapi emisionin në spanjisht dhe tha ‘Abla Tirana’

Neurokirurgu Kita Sallabanda: Nëna ime ishte e para që hapi emisionin në spanjisht dhe tha ‘Abla Tirana’

Mjeku neurokirurg Kita Sallabanda Diaz, i cili jeton dhe punon në Madrid, i ftuar në emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu, me nostalgji kujtoi lidhjen që ka me këtë institucion. Në vitet 1970 nëna e tij spanjolle, Margarita Diaz, ka punuar si përkthyese dhe folëse. “Nëna ime ishte ajo që hapi për herë të parë emisionin në spanjisht në vitet 1967-1968 dhe ishte e para që foli dhe tha ‘Abla Tirana’ (‘Ju flet Tirana’ në spanjisht).” 

Dr. Sallabanda shprehet se të punoje në Radio Tirana nuk ishte shumë e lehtë. “Nëna ime kalonte orë të gjata në punë dhe ne vinim këtu dhe rrinim me të. Ambienti ishte shumë familjar, ishte një ishull në atë botë që kishte përqark. Ishte një vend shumë i spikatur ku njerëzit e ndjenin veten mirë, në shoqëri të mirë dhe sidomos kishte kontakte me të huaj, që në atë periudhë ishte shumë e vështirë.” 

Kur shkoi për specializim në Spanjë në vitin 1991, ai kujton kolegët e tij që i thonin se kishin dëgjuar Radio Tiranën në gjuhën spanjolle. “Madje shumë vite më vonë, një pacient që unë operoja, më thotë: ‘Doktor unë e di që ti je nga Shqipëria dhe unë kam dëgjuar një spanjolle që fliste në Radio Tirana’. Unë i thashë që ka qenë nëna ime ajo që ka dëgjuar. Më tregonin shumë njerëz që e dëgjonin Radio Tiranën në Spanjë.”     

Radio