Këshilla se si të ushqeni fëmijën tuaj

Këshilla se si të ushqeni fëmijën tuaj

PJATËN TIME TË PREFERUAR 16/04/2021 

Në moshën e fëmijërisë së hershme vendosën themelet për një ushqyerje të shëndetshme që do të mbesin edhe në të ardhmen. 

Prindërit duhet të ndjekin disa këshilla për ushqyerjen e fëmijëve; 

• Gjeni kohë për vaktet e përbashkëta. Uluni së bashku me fëmijën tuaj në tavolinë, pa televizor apo gjëra të tjera shpërqëndruese. Fëmijët duhet të ulen në karrigen e tyre, ku do të mund të përqendrohen vetëm në ushqim.

• Kujdesuni për një atmosferë relaksuese, ku secili ka kohë të mjaftueshme për të ngrënë, por edhe mund ti teproj diçka, nëse nuk ka qenë shumë i,e uritur. Mos i zgjasni vaktet. Për 30 minuta ushqimi duhet të përfundohet dhe prap fillon koha e lojës. 

• Oreksi i fëmijëve ndryshon nga dita në ditë, prandaj mos e detyroni atë për të ngrënë. 

• Mundësisht parandaloni ngrënien e shpeshtë, sepse e zvogëlon oreksin në vaktet e përditshme. 

• Edhe kur jeni duke udhëtuar fëmijët kanë nevojë për angazhim, por jo domosdoshmërisht diçka për të ngrënë. Prandaj më mirë është që ti jepni diçka për të luajtur, sesa ti ofroni vazhdimisht për të ngrënë apo për të pirë. 

• Jepni fëmijës tuaj mundësinë që t'ju shikoj gjatë gatimit, dhe me kalimin e moshës edhe të ju ndihmoj që të gatuani bashkërisht. Kështu fëmijët mund të krijojnë kënaqësi në ushqime dhe dëshirën për të ngrënë. 

Radio