IN MEMORIAM

IN MEMORIAM

IN MEMORIAM - BUJAR NISHANI

 

Fatmir Mediu, Luan Baçi, gazetari Armand Plaka, ish-kryetari i PD-së Tritan Shehu dhe të tjera figura të rëndësishme të artit dhe gazetarisë u mblodhen këtë mëngjes në një IN MEMORIAM për ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. 

 

Vlerësime për figurën e tij, kujtime, momente, kohë bashkëpunimi, sfida të përbashkëta, udhë të vështira ishin vetëm disa prej bisedave që dëgjuesit patën mundësi t’i ndiqnin këtë mëngjes. 

 

Pati mendim politik të spikatur, që ia doli të përmbush angazhimin në detyrë për të qenë mbi palët, - tha gazetari Armand Plaka, për ish-Presidentin e Republikës, teksa shtoi se ishte edhe një familjar i shkëlqyer dhe që gjurmët e edukimit ushtarak, i kishin lënë gjurmë edhe në karakterin e tij.

 

Fatmir Mediu mendon se Bujar Nishani ishte një atdhetar i mirë, një burrështetas që Shqipërisë i vijnë rallë.

 

Tritan Shehu, gjithmonë ka bashkëpunuar duke gjetur mbështetje dhe këtë e shprehu edhe në Radio Tirana 2. Figurë korrekte, pa shumë fjalë, i qetë dhe determinues i detyrave të tij.

 

“AKTUALE” I SHPREH NGUSHËLLIMET FAMILJES NISHANI.

Radio