Frutat e thata
![Frutat e thata](https://rtsh-radio.s3.eu-central-1.amazonaws.com/2021/04/83688c7d317b4a30a21062e43fb863d5.png)
Mesazh mbi muzikë 15/4/2021.
Sot kalendari fëminor na ofron një ditë plot shije që është dita e frutave të thata të pyllit. Ato janë shumë të njohura për një sërë arsyesh. Konsumimi i tyre ndikon për një shëndet të mirë pasi ofrojnë shumë minerale esenciale, vitamina dhe fibra që na nevojiten çdo ditë. Gjithashtu ato janë një ushqim ideal, për t'u pasur gjithmonë me vete. Frutat e thata janë po kaq të rëndësishme edhe për shëndetin e fëmijëve, teksa konsumohen në masën e caktuar. Kështu zëvendësimi i biskotave apo çokollatave shpesh herë me fruta të thata sipas specialisteve, është një vlerë e shtuar në shëndetin e tyre.
Po cilat janë frutat e thata më të dashura për fëmijët? Ju e mësoni në "Mesazh mbi muzikë" në RTF në orën 9°° dhe në Radio -Tirana 1 në orën 14°°