Takim natën

Takim natën

Deti i hirtë dhe toka e ftohtë;
Dhe hëna e verdhë, e brejtur;
Dhe valët e vogla që zgjohen
Në harqe drite e thërrmohen,
Tek çaj me varkë drejt gjirit të fjetur,
Dhe bashi puth rërën e ngrohtë.
Pastaj një milje plazh i freskët;
Tri fusha për tek fshat i fshehur;
Një trokitje mbi xham, fërkim i shpejtë
I fijes hollake të shkrepëses,
Dhe një zë i zjarrtë – i mekur,
Tek zemrat prekin njëra-tjetrën!

Të dashur miq kjo ishte poezia "Takim natën" nga poeti dhe dramturgu anglez Robert Browning, I cili lindi në londer në datën 7 Maj 1812.
Robert radhitet mes poetëve më të mëdhenj të periudhës Viktoriane.

MuzArt me Jerin në 13:05, në Radio Tirana 1.

Radio