Sot Pavlina dhe Marina shkojnë drejt një udhëtimi imagjinar në Dublin

Sot Pavlina dhe Marina shkojnë drejt një udhëtimi imagjinar në Dublin

Sot Pavlina dhe Marina shkojnë drejt një udhëtimi imagjinar në Dublin të Irlandës, aty ku në 16-10-1854 lindi shkrimtari i famshëm, Oscar Wilde. Ai ishte një shkrimtar dhe poet, anglo- irlandez. Wilde vinte nga një familje intelektualësh, ku i ati ishte kirurg dhe  e ëma poete dhe shkrimtare. Oscar Wilde studjoi në kolegjin "Trinity" të Dublinit, e me pas në Oksford, shkenca klasike. Në 2007 është votuar si "Mendja më e mprehtë" e Britanisë në një sondazh prej më shumë se 3000 komedianësh. Ai shquhej për zgjuarsi, dhe lexuesin e tërhiqnin jo vetëm veprat, por edhe thëniet  e tij. Disa nga romanet më të njohura në botë janë: "Portreti i Dorian Greit" dhe "Princi i lumtur". Por më shumë do të mund të mësoni rreth ketij shkrimtari të madh,  teksa ndiqni emisionin- Sot drejtoj unë në Radio Tirana Fëmijë  në orën 19°°.

Radio