Shqipëria në një javë-15.01.2022

Shqipëria në një javë-15.01.2022

Nga Bes Jacaj dhe Odeta Dume, një pasqyrë me raportimin e korrespondetëve tanë në rrethe:

Lajmet më të rëndësishme të emisionit “Shqipëria në një javë” - E shtunë 15.01.2022

 

Gazetari i politikës: Sali Berisha ndryshon strategji, “pushojnë” protestat

 

 Gazetari Andon Kello ka folur sot në emisionin “Shqipëria në një javë” në Radio Tirana për situatën aktuale në PD pas protestës së 15 janarit. Kello tha se për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar hapat që do ndërmerren nga ai pas protestës tek selia e PD-së, duke lënë të kuptohet se strategjia ka ndryshuar. Kello tha se të hënën Berisha pritet të rikthehet në Kuvend, dhe ai ka theksuar se tashmë aksioni i tij politik do të bazohet në dy lloje takimesh, për të përgatitur terrenin për protesta masive dhe tryeza të rrumbullakëta për të marrë mendimin e qytetarëve. Takimi me demokratët e Shkodrës do të jetë rifilimi i një turi me demokratët në të gjithë vendin të Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, tha gazetari Andon Kello në Radio Tirana.

 

 

Gazetarja Ema Shazivari: Do të ketë “bum” infektimesh nga varianti Omicron në Shqipëri

 

Gazetarja e sektorit të sociales, Ema Shazivari, foli për situatën nga Covid-19 për emisionin “Shqipëria në një javë”, dhe tregoi për situatën nga varianti Omicron. Gazetarja tha se piku i Omicron në Shqipëri pritet të jetë në fund të Janarit. Sipas projeksioneve, Shazivari tha se në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e të infektuarve dhe shifrat e fundit nuk tregojnë pikun e Omicron. Gazetarja raportoi në Radio Tirana se Omicron ka sjellë edhe një rritje të lehtë të shtrimeve në spital. Afro 30 persona në ditë kërkojnë ndihmë të specializuar, nga 20 përpara përhapjes së valës. Shazivari tregoi edhe eksperiencën e saj personale ku tha se është infektuar nga ky variant i ri, dhe aktualisht po qëndron e izoluar në shtëpi ku ndodhet në gjendje të shëndetësore.

 

 

Reporteri i Fierit: Ndërron jetë ish-kreu i Bashkisë Fier

 

Reporteri i “Shqipëria në një javë” në Fier, raportoi në Radio Tirana ka bërë të ditur se këtë javë që po lëmë pas, ku foli për një lajm të trishtë. Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë më 12 janar nga një sëmundje e rëndë. Kuçi tha se Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit gjatë viteve 2000-2003. Koshovari ishte edhe njëri prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit. Gazetari raportoi se kanë qenë të shumtë miq e kolegë që i kanë shprehur ngushëllime familjarëve , mes të cilëve edhe deputeti socialist Petro Koçi.

 

 Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Sot votohet qeveria e re

 

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Zekirja Mexhiti, tha në emisionin “Shqipëria në një javë” në Radio Tirana se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të shtunën dhe të dielën zhvillohet debati për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM). Mexhiti tha se sipas Kushtetutës, debati parlamentar për zgjedhjen e Qeverisë së re zgjat dy ditë, ndërsa votohet në mesnatë. Qeveria zgjidhet me së paku 61 vota nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Qeverinë e re e përbëjnë Lidhja Social Demokrate dhe tri parti tjera politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), tha gazetari ekskluzivisht për Radio Tirana. 

Radio