PJATËN TIME TË PREFERUAR 21/07/2021

PJATËN TIME TË PREFERUAR 21/07/2021

Historia e patateve të skuqura ose të quajtura ndryshe French fries 

Patatet e skuqura janë një nga pjatat më të njohura në botë. Pavarësisht nga emri dhe popullariteti i tyre, patatet e skuqura nuk janë franceze. Origjina e tyre nis në Belgjikë, ku historianët pretendojnë se ato nisën të skuqeshin në fund të viteve 1600. 

Sipas historisë belge, populli që jetonte në Lugina shpesh ushqehej me peshq të vegjël të skuqur, të cilët i kapnin në lumë.  Gjatë muajve të dimrit kur lumi ngriu, peshkimi u bë thuajse i pamundur dhe i detyroi ata të gjenin burime të tjera ushqimi.

Kështu të gjithë nisën të ushqeheshin me patate, duke i prerë dhe i skuqur ashtu si përgatisnin peshqit. 

Më pas ishin ushtarët amerikanë që u njohën me patatet e skuqura ndërsa ishin vendosur në Belgjikë gjatë Luftës së Parë Botërore duke e përhapur këtë mënyrë gatimi në të gjithë botën. Patatet e skuqura janë një nga pjatat e preferuara të fëmijëve, por do të mund ta gjejnë ata vendin  e origjinës së tyre? Këtë e mësojmë në orën 13:00 me rubrikën e drekës.

Radio