Peshku një ushqim plot vlera ushqyese

Peshku një ushqim plot vlera ushqyese

PJATËN TIME TË PREFERUAR  04/05/2021 

Peshku është një nga ushqimet shumë të shëndetshme për fëmijët. Ai përmban një mori vlerash ushqyese për një rritje, dhe zhvillim të bebeve.

Sistemi nervor qendror formohet gjatë dy viteve të para të jetës dhe për këtë arsye fëmija duhet të konsumojë ushqime shumë të shëndetshme dhe të ndryshme. 

Peshku përmban shumë selen, mineral i cili është i nevojshëm për zhvillimin e trurit.

Gjithashtu është i pasur në përbërës ushqimorë thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e fëmijës dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij. 

Përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi.

Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. 

Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor, jod, fluori, magnezi, kaliumi, bakri, dhe selen.

Prej vitaminave që përmban më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave tek fëmijët. 

Ata nuk duhet të konsumojnë asnjëherë peshk të pagatuar, po mund të jetë në avull, në furrë, supë dhe me perime.

Radio