Patate të ëmbla apo normale cilat janë më të mira për fëmijët! 

Patate të ëmbla apo normale cilat janë më të mira për fëmijët! 

PJATËN TIME TË PREFERUAR 16/06/2021

Perimet janë një burim i mirë i vitaminave për bebet dhe fëmijët dhe ka disa nga ato që janë më të veçuara për shkak të vitaminave dhe përbërësve ushqyes që posedojnë. 

Patatet janë të pasura me vitaminën A, beta karotin, ndërsa vetë patatet e ëmbla mbartin sasi të mëdha triptofani, magnezi, kaliumi, proteina, kalcium, fibra e vitaminat C, E, B6, B5 e B3. 

Ajo është e mrekullueshme për shëndetin e fëmijës. Tek bebet, nisur nga muaji i gjashtë, patatja e ëmbël mund të zihet dhe më pas të bluhet. Ajo mund edhe të piqet në furrë.

Patatja e ëmbël ka veti ushqyese dhe shumë vitamina që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të fëmijës. Patatja e ëmbël mund edhe të kombinohet me ushqime të tjera si; brokoli apo perime te gjelbëra. Është mirë që bebeve apo fëmijëve tuaj ti jepni patate të ëmbël të paktën dy herë në javë.

 

Radio