Modeli i të qenurit njeri

Modeli i të qenurit njeri

 “Në botën e muzikës” -profili i pedagoges, muzikologes dhe kritikes së artit Iliriana Dema, profesoresha që bëri dhe e shndërroi në art të mësuarit e solfezhit. Modeli i të qenurit NJERI, në 70 vjetorin e lindjes!

 

Në atmosferën e ditëve të kremtimit të 60-vjetorit të jetës së Fakultetit të muzikës, mes emocioneve të përnatshme të mbëmjeve muzikore, në mënyrë krejt spontane, në një nga sallat e universitetit, ndodhi një ngjarje e bukur, që rrallë e më rrallë ndodh sot. Studente e ish studente, kolege e titullare të universitetit, emocionojnë pedagogen e solfezhit Iliriana Dema, me një festë falenderimi. Pedagogia që përgatiti artistët e suksesshëm sot nëpër botë, që e ngriti në art procesin e mësimdhënies. Jo pa emocion shijoi mes gëzimit, vlerësimet që buronin nga shpirti mirënjohës i tyre :

Solfezhi i Ilirianës/

Iliriana e Solfezhit/

Iliriana e Gjergjit/

Iliriana e studentëve….-Vlerësime të merituara për aftësi të rralla profesionale dhe pasionin që udhëheq mendjen e bukur e inteligjente, prej zemrs së saj më të gjerë se deti. Njeriun që nuk u lodh kurrë së kontribuuari për këdo e gjithkënd dëshiron të rritet cilësisht! 

 

“ Nëse mjeku ka në dorë ecurinë patologjike të shëndetit të organizmit, mësuesi qysh në klasë të parë, ka aftësitë intelektuale të tij... Kjo ka qenë përgjegjësia që kam ndjerë gjithë jetën time si pedagoge “…

 

“Ajo që më jep kënaqësi sot është prania e studentëve të Ilirianës sepse ne takohemi, kujtohemi por brezat ikin dhe kur s’të kujtojnë studentët, s'ke lënë asnjë shenjë, s’ke lënë asnjë gjurmë. Është i njohur pasioni i Ilirianës për punën që ka bërë, solfezhin. Rezultatet janë të dëshmuara. Iliriana ka qenë dhe është një figurë e frymëzimit, kurajos, energjisë, të atij shpirti të pamposhtur, luftarak, dhe që në raste të tilla bëhen model,- shprehet Prof.Zana Shuteriqi.

Një rrëfim i sinqertë, pasionant, sa njerëzor edhe profesional, që mund ta ndiqni në podcast.rtsh.al

Radio