Mesazh mbi muzikë - Dita e aventurave

Mesazh mbi muzikë - Dita e aventurave

Sot Kalendari - fëminor na surprizon me Ditën e Aventurave. Aventurat janë një mundësi shumë e mirë argëtimi. Ato të çojnë drejt të papriturave aty ku ndërthuret e këndshmja me të dobishmen. Pjesë e aventurës është edhe loja që i takon zhvillimit të njohjes e ndërkohë i mëson dhe i zbavit fëmijët edhe më shumë. Shpesh aventurat kushtëzohen nga vendi dhe gjithçka që lidhet rreth tij. Në një pyll mundësitë janë edhe më të shumta. Pemët, gjelbërimi, bimët apo kafshët e egra të ofrojnë zgjedhje pafund. Por cilën aventurë do të zgjidhnin fëmijët për të sfiduar veten sot në pyll. Këtë e mësoni në -Mesazh mbi muzikë në RTF në orën 9 °° dhe në Radio- Tirana 1 në orën 14 °°...

Radio