Mesazh mbi muzikë 16-6-2021.

Mesazh mbi muzikë 16-6-2021.

Sot kalendari fëminor na ofron një ditë të veçantë Ditën e Origjinës familjare. Secili prej nesh është gjithmonë kurioz të dijë gjithçka rreth vendit ku kanë lindur dhe janë rritur prindërit tanë. Jo rrallë herë imagjinonim se si ishin këto vende përmes kujtimeve të prindërve. Teksa  shkojmë vetë dhe i shikojmë mësojmë se sa të bukura dhe se sa shumë vlerë kanë ato. Këto vende na  përcjellin si në një film, pjesë nga jeta e gjyshërve dhe prindërve tanë. Përjetojmë kështu emocione të shumta ndërkohë edhe vetë argetohemi edhe me njerëzit tanë të dashur. Po për fëmijët që janë pjesë e RTF cilat janë vendet e origjinës së familjes së tyre, që ata mezi presin të shkojnë e ti shohin serisht e serisht pasi ju mbeten gjatë në mendje por edhe në zemër. Këtë e mësoni në Mesazh mbi muzikë në RTF në orën 9 °° dhe në Radio- Tirana- Fëmijë në orën 14 °°..

Radio