Lloj i cilit frut janë nektarinat dhe çfarë vlerash ushqyese kanë! 

Lloj i cilit frut janë nektarinat dhe çfarë vlerash ushqyese kanë! 

PJATËN TIME TË PREFERUAR 20/07/2021

Nektarina është një lloj pjeshke që mund të dallohet nga lëkura e saj më e butë se pjeshkët normale. Ky frut është mjaft popullor në të gjithë botën për shkak të cilësive të shkëlqyera dhe shijes. 

Jemi në sezonin më të përshtatshëm për larmishmërinë e frutave dhe perimeve. Dhe meqënëse jemi pikërisht në stinën e tyre, mund ti gjejmë fare lehtë. Fruti i këtij sezoni është edhe nektarina, në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë me pjeshkën. Ato kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës dhe syve falë vitaminave dhe mineraleve që kanë në përbërjen e tyre. 

Pjeshka mbetet një ndër frutat mrekullibërës me vlera të pazëvendësueshme dhe tepër e shijshëshme. Pjeshka konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet. 

Është mirë që pjeshka apo nektarina të konsumohen bashkë me lëvoren e tyre, pra pa qëruar, pasi përmbajnë dy herë e gjysmë më shumë vlera se sa vetë brendësia e frutit. Sa më të portokallta të jenë më tepër beta-karotenë ka në to dhe aq më shumë të shëndetshme janë.

 

Radio