Lajmet më të rëndësishme të emisionit “Shqipëria në një javë” - E shtunë 16.10.2021

Lajmet më të rëndësishme të emisionit “Shqipëria në një javë” - E shtunë 16.10.2021

Gazetarja Shazivari: Rënie e ndjeshme e shifrave me Covid-19

 

Gazetarja Ema Shazivari raportoi në Radio Tirana për shifrat e 24 orëve në lidhje me situatën pandemike dhe tregoi gjithashtu se gjatë 24 orëve është ulur numri i të prekurve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit 9 persona të infektuar me COVID ndërruan jetë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,797, raportoi kolegia Ema Shazuvari. Kryeqyteti mban vendin e parë për rastet pozitive me COVID, 3002, ndërsa pasohet nga Durrësi me 782 raste aktive dhe Fieri  666. Gazetarja Shazivari raportoi se ka patur edhe nje rritje të rasteve të të shëruarve. 

 

 

Gazetari nga Fieri: Një i ri në pranga për organizim lojërash fati

Reporteri i “Shqipëria në një javë” në Fier, raportoi për një person që është arrestuar pasi organizinte lojëra fati. Ervis Kuçi tha se policia ka vënë në pranga në Fier dhe 16-vjeçari, F. K është vënë në hetim pasi akuzohen për organizim të lojërave të fatit. Burime zyrtare bëjnë me dije, tha Kuçi, se është arrestuar Zamir Malaj, 35 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të F.K. është konstatuar se organizohesh lojëra fati. Malaj ishte i punësuar në këtë lokal, i cili ndodhej në lagjen "Konferenca e Pezës". Situata me

Covid-19 ka qënë më e qetë këtë javë.

Gazetari komenton Foltoren e Berishës në Korçë

Gazetari Andon Kello ka komentuar në emisionin “Shqipëria në një javë” në Radio Tirana Foltoren e Sali Berishës në qytetin e Korçës. Gazetari deklaroi se nga aty ku zhvilloi takimin e radhës me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha e tha hapur se Edi Rama rrëzohet nga qeveria vetëm me protesta të fuqishme. Kjo thirrje e Berishës vjen në një kohë që sot opozitën e Lulzim Bashës e quajti ”pupël” dhe se për shkak të gjendjes së PD-së, Edi Rama fitoi mandatin e tretë qeverisës. Gazetari Kello raportoi se ish-kryeministri Sali Berisha është emocionuar shumë nga surprizat që i kanë bërë qytetarët korçarë në ditën e tij të lindjes. Ai është pritur me fishekzjarre, ndërkohë që më pas e gjithë salla është ngritur në këmbë për t’i kënduar “Shumë urime për ty”, telksa më pas për të ka ardhur edhe një tortë me qirinj, të cilët i ka fikur ish-kryeministri, tha Kello.

Radio