I mbushur me muzikë

I mbushur me muzikë

"Zërat e mesnatës", dedikuar njeriut që siç vlerëson Prof.Robert Radoja, ishte "i mbushur me muzikë", kompozitorit të madh Kujtim Laro. 

Kujtim Laro u lind më 8 maj të vitit 1947, në qytetin e Vlorës. Në vitin 1970 u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, ku edhe më vonë punoi si pedagog. Ka qenë drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë. Njeriu i madh, por modest, siç vlerëson Ardita Bufaj, sepse të jesh një profesionist i madh duhet të jesh njeri i madh.  Ai godiste menjëherë me muzikën. Muzika e tij nuk ishte një muzikë ilustrative, por e thellë. Ai na la edhe romancë, ku ndihet edhe në këtë gjini sesi muzika të depërton në çdo pjesë të trupit.  Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”,etj. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”. Me të drejtë e quanin Ennio Morricone shqiptar. U nda nga jeta në vitin 2004.

Radio