Gëzuar Ditëlindjen e jetë të gjatë profesor! 🎵🎶

Gëzuar Ditëlindjen e jetë të gjatë profesor! 🎵🎶

Haig Zacharian u lind në Durrës më 8 maj 1952 në një familje me origjinë armene. Ai filloi të mësoje piano dhe teorinë e muzikës në shkollën fillore të qytetit të tij të lindjes. Nga 1969-73 ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve) në klasën e kompozicionit me Prof.Tonin Harapi. 

Pas diplomimit ka punuar si drejtues artistik i ansambleve amatore në H/C Fierzë, Tropojë (1973-1977). Ai u kthye në Durrës në vitin 1977, ku vazhdoi punën me ansamblet amatore në pallatin ”Rinia”. 

Pas kësaj, nga 1980-86 ai u emërua mësues i lëndëve teorike në Shkollën e Muzikës "Jan Kukuzeli" të Durrësit. Ndërmjet 1986 dhe 1992 Zacharian punoi si kompozitor në krijimtari të lirë. 

Në vitin 1993 ai u emërua shef i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit në Akademinë e Arteve Tiranë (sot,U.A) ku tani është As.Professor i Harmonisë dhe Kompozicionit.

 Që nga viti 1998-2009, ka qenë edhe President i Shoqatës Shqiptare të mbrojtjes së të drejtave të kompozitorëve dhe autorëve, ALBAUTOR. 

Hajg Zaharjan në 44 vite të krijimtarisë së tij artistike ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës (vepra e tij janë luajtur në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare si dhe jashtë:Kosove, Maqedoni, Zvicër, Itali, Austri, Spanje). Ka kompozuar gjithashtu këngë për fëmijë, korale, muzikë filmash dhe aranzhuar shumë pjesë të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme. Stili i muzikës së tij është i dallueshëm, me ngjyra të holla dhe me një sens të komunikimit të drejtpërdrejtë. 

Është vlerësuar me çmime të shumta për krijimtarinë dhe aktivitetet e tij muzikore. 

Pas viteve 1990 krijimtaria e tij përveç filmave është kryesisht në gjinitë e muzikës së dhomës ku duken qarte tendenca të përdorimit dhe eksperimentimit në teknikat bashkëkohore të krijimtarisë muzikore. 

Mban titullin "Profesor".

KRIJIMTARIA:

Muzikë dhome:

Variacione për piano, 1972

Prelud për piano, nga baleti Legjenda e Lules Honine, 1990

Kryqi dhe era, trio për violinë, çelo dhe piano, 1994

Këngë e vjetër, për violinë dhe piano, 1995

Vizion për kuintet harqesh dhe piano, 1996

Vizion 2 për kuintet harqesh, 2007

Solo, per violë, 1998

Fjalët e qiririt, për piano 1997

Kadenca, për violinë solo, 2000

Solo Flute Piece, 2001

Lojë për 3, oboe, klarinetë, fagot. 2008

Kadenca, për violinë solo,2009

Quasi CAPRICCIO, për fagot dhe orkestër harqesh 2009

2nd Dance - flaut solo 2011

Lëmi - piano solo 2015

Vepra vokale:

Suitë për kor akapelë, 1974

Kantate për kor dhe orkestër, 1983

Kohën që jetojmë, për zë dhe piano, 1987

Rekuiem për orën 6, për zë dhe piano, 1994

Mësimi i këngës, për zë dhe piano, 1990

Përtej, për zë dhe piano, kanto-piano, 1995

Vonesa, për zë dhe piano, 1996

Nuk mësohem dot me ndarjen, për zë dhe piano, 1997

Lojë a jo lojë, duo për zë dhe violë, 1999

Kaloje urën, për zë dhe pano, 1999

Të kërkova me qiri, për zë dhe piano, 2000

Çupë njomëzake, për zë dhe piano, 2002

Mik që më je larg, për zë dhe piano 2002

Kalon Dashuria, për zë dhe piano 2015

Eja Mik, për zë dhe piano 2016

Vepra instrumentale dhe simfonike:

Rondo për violinë dhe orkestër,1973

Poemë simfonike,1974

Skicë simfonike, 1978

Poemë për violinë dhe orkestër,1984

Uverturë – fantazi,1987

Paysage – për orkestër 1988

Prelud – për orkestër nga “Legjenda e lules Honinë”, 1995 nga baleti me një akt.

Muzikë skenike teatrale:

Legjenda e lules Honinë.

Qëndresa.

Fjalët e qiririt.

Hamlet machine.

Gruaja në dritare.

Revizori.

Tre ditë Mbret.

Muzika e filmave:

1976 - Ilegalët

1978 - Dollia e dasmës sime

1978 - E fshehta e një nate

1978 - Yjet mbi Drin

1979 - Dorina

1979 - Përtej mureve të gurta

1980 - Nje ndodhi ne port

1981 - Një natë pa dritë

1982 - Shokët

1982 - Vëllezër dhe shokë

1982 - Njeriu i mirë

1983 - Dora e ngrohtë

1983 - Kohë e largët

1984 - I paharruari

1984 - Taulanti kërkon një motër

1985 - Pranverë e hidhur

1985 - Të mos heshtësh

1986 - Tre ditë nga një jetë

1987 - Familja ime

1987 - Në emër të lirisë

1987 - Vrasje në gjueti

1989 - Djali Elastik

1988 - Flutura në kabinën time

1990 - Kronikë e një nate

1990 - Vetmi

1993 - Këtu bën ftohtë

1996 - Nata

2010 - Maya

Radio