Diva Pagarusha 7 maj 1933-7 shkurt 2020

Diva Pagarusha 7 maj 1933-7 shkurt 2020

Nexhmije Pagarusha , lindi në Pagarushë, si sot 89 vjet më parë, më 7 maj 1933. Ajo ishte këngëtare dhe aktore, por u vlerësua nga publiku si mbretëresha e muzikës shqiptare.

 

Një jetë muzikore 40-vjeçare, ku është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore, por edhe operistike.

 

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

 

U shkollua në Beograd si soliste në kanto, studime të cilat i ndërpreu në vitin e tretë dhe nuk i vazhdoi më. Atje pati edhe paraqitjen e parë muzikore në skenë. 

Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

 

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe interpretoi edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

 

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

 

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. (që rezultojnë të paarkivuara). Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Numërohet interpretimi në mbi 150 këngë, me një karrierë muzikore mbyllur në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

 

16 vite larg skenës, për t'u shfaqur në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të drejtuar nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi ta bëjë këtë.

 

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me "Medaljen e Mirënjohjes" nga presidenti amerikan, Donald Trump.

 

Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta, duke na lënë pas një repertor që do të na bëjë të krenohemi gjithmonë. 

 

Homazh për të me një album prej këngëve interpretuar mjeshtërisht  nga e madhja Nexhmie Pagarusha, të cilin do të mund ta ndiqni në RT2 & RT3 ora 13.00.

Radio