"Shqipëria në një javë" 6 Mars 2021

"Shqipëria në një javë" 6 Mars 2021

Lajmet më të rëndësishme të emisionit “Shqipëria në një javë”

 

Shkodra raporton – Reporterja e “Shqipëra në një javë” në Shkodër, Anila Dushi, ka raportuar në Radio Tirana për situatën e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ku deklaroi se ka patur një rritje të rasteve të reja apo edhe të personave që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Ajo tha se për vaksinimin janë angazhuar disa vaksinatorë, të cilët po injektojnë dozat tek të moshuarit mbi 85-vjeç. Në kuadër të 7 marsit, festës së mësuesit, në Shkodër dje ka patur festime të ndryshme dhe organizime me muzikë dhe të ftuar. Sa u takon emrave të grave në listat e kandidatëve për deputetë, më të përfolura janë Mjalinda Angoni nga PS dhe Ledina Mandia nga PD. 

 

Fieri raporton – Punimet në spitalin e Fierit po vijojnë me një intensitet të lartë dhe me gjasë ai do të jetë i inaguruar deri para zgjedhjeve të 25 prillit. Informacionin e përcolli reporteri i “Shqipëria në një javë” në Fier, i cili deklaroi se është vizituar shpeshherë edhe nga përfaqëues të qeverisë. Sa i takon situatës më Covid-19, në Fier po vihet re një numër i lartë personash të cilët nuk po i zbatojnë masat e marra nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Për 7-8 marsin nuk është zhvilluar asnjë festë, teksa bie në sy se edhe mësimi online nuk po jep efektshmeri të madhe, krahasuar me rezultatin që pritej. 

 

Jashtë Shqipërie - Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Zekirja Mexhiti, raportoi në Radio Tirana se shteti atje ka nisur vaksinimin me vaksinen Pfizer. Ky vend ka pritur edhe vaksina nga Rusia, teksa do të finalizojë edhe marrësveshjen me Kinën. Autoritetet atje kanë shtrënguar masat për shkak të rritjes së rasteve të reja, ndërsa qytetarët vijojnë të shfaqin neglizhencë ndaj masave të marra. Sa i takon çeljes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërin dhe RMV, qytetarët shprehen të kënaqur për hapin para drejt Evropës. 

 

Në studio moderatorët sollën edhe lajmet e fundit për Coivd-19, akisdentet në vend të cilat vetëm gjatë 48 orëve morën 8 jetë njerëzish dhe çështje të tjera.

 

Çdo të shtunë në Radio Tirana, lajmi në radio, në 12:05.

Radio