"NË RADIO" - Delinda Muçollari, një platformë për mirëmenaxhimin e bujtinave në Shqipëri

"NË RADIO" - Delinda Muçollari, një platformë për mirëmenaxhimin e bujtinave në Shqipëri

E ftuar sot në emisionin “Në radio” ishte ekspertja e turizmit dhe blogger-ja Delinda Muçollari, e cila foli për rikthimin e “Panairit Ndërkombëtar të Turizmit” që nis më 2 qershor. “Ky është panairi më i madh në Ballkan që mbahet në Tiranë. Do të marrin pjesë agjencitë më të mëdha turistike, të cilat do të kenë mundësi takimi B2B (biznes me biznes), për njohje dhe bashkëpunime të reja. Është i pari që mbahet pas pandemisë. Do t’u jepet një ndihmë agjencive turistike, sektori më i prekur nga pandemia.”

Muçollari do të ketë hapësirën e saj përmes të cilës do të prezantojë një platformë krejt origjinale. “Do të prezantojmë se çfarë kemi bërë në këto dy vite me “Albania 360”. Gjatë kësaj kohe kemi shpërndarë informacione për turistët e huaj. Dhe tani është gati të marrë një hap të ri duke synuar hotelet dhe bujtinat shqiptare. Pronarët e bujtinave që janë të interesuar për të qenë partner, ne do t’i ndihmojmë që të prezantohen mirë përpara turistëve të huaj. Një mundësi më shumë që të shesin dhomat e tyre përmes një promovimi autentik.”

Meqënëse jemi në fund të stinës së pranverës, Delinda na sugjeron disa destinacione që janë ideale për t’u vizituar në këtë periudhë të vitit.  

-Rafting në kanionet e Osumit dhe Vjosës,

-Shtegu i ngjyravë, në malësinë e Kukësit, Shishtavec, Çaj,

-Laguna e Karavastasë në Divjakë dhe laguna e Kune-Vainit në Lezhë. Mund të zhvilloni piknik dhe të shkoni në disa pika ku mund të shihni zogj dhe flamingo herë pas here.

-Agroturizëm në Lezhë

-Si dhe Saranda dhe Vlora, ku ka anije të stilit pirat që bëjnë ture ditore nga ora 9 deri në orën 5 pasdite, kushtojnë 40 euro dita me drekën e përfshirë dhe të çojnë në gjirë të ndryshe.

 

 

Radio